×
Kushtet e përgjithshme
Privatësia
Politikat në vijim shpjegojnë rregullat tona të privatësisë dhe sigurisë së informatave. Mbajtja konfidenciale e informatave të aplikuesve është një prioritet i lartë i yni. ProfilPASS do ti mbrojë të dhënat personale fizike dhe elektronike sipas LIGJI Nr. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 20.04.2010. Këto të dhëna personale mblidhen, përpunohen dhe regjistrohen nëpërmjet aplikacionit të publikuar në web - faqen e Organizatës, me qëllim që ti përgjigjemi kërkesave tuaja duke i dërguar të dhënat në qendrat e punësimit apo ndonjë punëdhënësi potencial, përmes telefonit, postës, e-mailit, kontaktit të drejtëpërdrejtë në OJQ apo ndonjë formë tjetër të komunikimit me ne. Duke u njohur me përmbajtjen e këtyre kushteve, unë si subjekt i të dhënave personale në mënyrë vullnetare jap pëlqimin për përpunimin e të dhënave të mia personale të paraqitura në këtë aplikacion.
Saktësia e shënimeve
ProfilPASS nuk mban kurrfarë përgjegjësie për pasaktësi eventuale të përmbajtjes të të dhënave apo informacionit të dhënë nga vetë aplikuesi.