ProfilPASS

Disa nga të certifikuarit me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Qershor

30 qershor Disa nga të certifikuarit me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Qershor


Muaji qershor solli një tjetër valë certifikimesh me certifikatën ProfilPASS. Pjesëmarrësit që morën pjesë në procesin e këshillimit përfituan nga një udhërrëfyes i vlefshëm për vetëvlerësimin e aftësive dhe planifikimin e së ardhmes së tyre. Certifikimi shënon një hap domethënës në rrugëtimin e tyre profesional dhe personal.

Proceset e këshillimit u realizuan në kuadër të projektit:

“Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit, duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social”,
i zbatuar nga Organizata Joqeveritare Environment & Youth Capacity Development (EYCD).

Prapa