Social Coaching: Përvoja të reja me metoda gjermane në Prizren

📚 Kapitullit të trajnimeve iu shtua dhe një tjetër me shumë reflektim e përmbajtje. Trajnimi për Social Coaching, këtë herë u zhvillua në ambientet e gjimnazit Loyola në Prizren.
Nën udhëheqjen e këshilltarit Edis Galushi, nxënësit krijuan përvoja që nuk ishin thjesht aktivitete por ndalesa të vogla që lanë gjurmë të mëdha në rrugën e tyre të zhvillimit personal. 💡
🌱 Ajo që e bëri këtë trajnim unik?
1️⃣ Ushtrime të realizuara për të parën herë me metoda gjermane brenda trajnimit
2️⃣ Rezultatet mahnitëse: kreativitet, sinqeritet dhe një dëshirë e thellë për të kuptuar më mirë veten dhe njëri-tjetrin.
Ky aktivitet u mundësua permes projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social" i cili mbështetur nga GIZ dhe implementohet nga Organizata Joqeveritare "Environment & Youth Capacity Development (EYCD).
#SocialCoaching #Loyola #EYCD
Të fundit
- 30 qershor Disa nga të certifikuarit me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Qershor
- 09 qershor Social Coaching: Trajnim i suksesshëm i mbajtur në Gjakovë
- 01 qershor Të certifikuar me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Maj
- 31 maj Social Coaching: Përvoja të reja me metoda gjermane në Prizren
- 16 maj Workshop-i i dytë për Social Coaching në Prizren, këtë herë në gjuhën boshnjake