ProfilPASS

Procesi i këshillimit, këshitari/ja dhe i këshilluari/ja?

20 shtator 2021 Procesi i këshillimit, këshitari/ja dhe i këshilluari/ja?

Këshillimi paraqet mekanizëm për ngritjen dhe forcimin e besimit të personit dhe i ndihmon në marrjen e vendimeve të pavarura. Qëllimi i këshillimit është të ndihmojë përdoruesit të njohin veten, ndjenjat e tyre, problemet e tyre, të forcohen ashtu që të mund të ndihmojnë veten, të marrin vetë vendimet, të motivohen ndaj përgjegjësive të tyre dhe të marrin përgjegjësi dhe kontroll mbi jetën e tyre. 

Parimet didaktike që bazohen në konceptin e këshillimit janë: transparenca e procesit, orientimi kah nevojat e shfrytëzuesit, mbështetja gjatë vetëorganizimit, orientimi kah kompetencat, orientimi kah interesat, sigurimi i vazhdimësisë së mësimit.

Këshilltari është personi i aftësuar posaçërisht për të aplikuar metodën e këshillimit. Është gabim të mendohet se këshilltari është personi i cili jep këshilla ose udhëzime të cilave shfrytëzuesi duhet patjetër t’ iu përmbahet. Ky është një emër profesional për personin e shkolluar i cili e kryen procesin e këshillimit. Në praktikë profesionale koncepti më së shpeshti i referohet profesionistëve me arsim të lartë në fushën e shëndetit mendor, të punës sociale, të të drejtave dhe të edukimit. Sot, shërbimet e këshilltarëve përdoren gjithnjë e më shumë për orientimin profesional, arsimin e lartë, si dhe për këshillimin në karrierë dhe kompetenca. Natyrisht, metodën e këshillimit mund ta përdorin edhe vullnetarë të tjerë të trajnuar dhe profesionistë nga fusha e shkencave humane, me udhëzime të duhura. Këshilltari është para së gjithash një person i cili mund të krijojë marrëdhënie të mirë njerëzore me shfrytëzuesin, i cili e pranon pa kushte, e respekton si personalitet dhe ofron bashkëpunim me të.

Këshilltari është një person që zbaton aftësitë e këshillimit për të i ndihmuar shfrytëzuesit e këshillave që të njohin situatën e tyre dhe të ndërmarrin diçka në lidhje me të. Në këtë mënyrë, përdoruesit e këshillimit marrin përgjegjësinë për veten dhe vendimet e tyre.

Shfrytëzuesit potencialë të këshillimit - janë persona të lirë dhe mund të pranojnë ose refuzojnë këshillimin. Ata janë njerëz të rëndomtë që aktualisht gjenden në situatë të ndryshme të jetës, në nivele të ndryshme shkollimi, me përkatësi të ndryshme religjioze, etnike por, që kanë dëshirën për tu çertifikuar me ProfilPASS.

Prapa