ProfilPASS

Çka është ProfilPASS?

20 shtator 2021 Çka është ProfilPASS?

Duke u nisur nga supozimi se njeriu është një subjekt aktiv i zhvillimit të biografisë së vet, kontekst i qëndrueshmërisë së konceptit të mësimit tërë-jetësor dhe gjetjes së mënyrave të vlerësimit të dijes kanë sjell deri te zhvillimi i instrumentit ProfilPASS.

ProfilPASS është instrument për humlumtimin e shkathtësive dhe aftësive vetanake, i cili poashtu fuqizon aftësinë e zhvillimit të bashkëbisedimit. 

ProfilPASS (Pasaporta e Kompetencave) avancon reflektimin individual, baraspeshimin dhe formësimin e biografisë së shkollimit dhe veprimtarisë.

Pasaporta e Kompetencave ka karakter procesor dhe kryhet në sfondin e mësimit tërë-jetësor. Këshillimi profesional përcjell ndriçimin dhe baraspeshimin e kompetencave si dhe formulimin e qëllimeve të ardhshme.

Komunikimi biografik si bazë për precizim dhe zhvillim të kompetencave fillon me bisedë të hapur lidhur me jetën dhe pikat e rëndësishme biografike të përdoruesit. Rëndësia e këtyre pikave përcaktohet nga vetë përdoruesi dhe jo nga këshilltari apo ndonjë person tjetër.

Dobitë dhe qëllimet e një instrumenti të tillë i cili zhvillohet në mes të këshilltarit/es dhe te këshilluarit/es janë mjaftë heterogjene, duke filluar nga dobitë individuale si: ngritja e vetëdijes për arsim, njohja e domosdoshmërisë së perfeksionizmit dhe arsimimit të vazhdueshëm, ngritja e motivimit të individit, rritjes së vetë-iniciativës, vetë-besimit, vetë-përgjegjësisë, hartimit të pasqyrës së të gjitha formave të arsimimit në të cilat ka marrë pjesë individi, dokumentimi kronologjik i zhvillimit profesional, identifikimi dhe dokumentimi i aftësive, shkathtësive, potencialit të përgjithshëm të resurseve individuale, etj. ProfilPASS ofron dobi edhe për qëllime shoqërore siç janë: përmirësimi i mobilitetit dhe fleksibilitetit, avancimi i kulturës shoqërore, etj.

ProfilPASS shërben edhe për sipermarrësit/et si një instrument që paraqet dëshmi të kualifikimeve ekzistuese dhe ofron një pasqyrë transparente të kualifikimeve të fituara.

Prapa