Si është strukturuar ProfilPASS?
Çertifikimi me ProfilPASS realizohet pas plotësimit të librit Pasaporta e Kompetencave e cila kalon në gjashtë faza.
Fillimi i mbushjes së ProfilPASS paraqet në fakt renditjen e fazave të rëndësishme të biografisë. Kjo bëhet që në Kapitullin e parë „Jeta ime – Vështrim“.
Me përdorimin e metodave të ndryshme, si për shembull, me rrëfimin e „storjeve të suksesshme të jetës“ apo me renditjen e ngjarjeve të rëndësishme nga jeta, shfrytëzuesit cekin elemente të rëndësishme nga biografia.
Së bashku me kapitullin e dytë “Lëmitë e veprimtarisë - shembuj”, elementet biografike paraqesin materialin elementar për punë të mëtejme.
Në pjesën e parë fshihen veprimtari të cilat duhet të përshkruhen në kapitullin e tretë „Lëmitë e veprimtarisë – ProfilPASS-i im“, ndërsa pjesa e dytë përmban raste të cilat mund të shërbejnë si orientim. Pas përshkrimit vjen hapi i precizimit, gjatë të cilit identifikohen një apo më shumë aftësi të cilat dalin nga përshkrimi i veprimtarive.
Pas notimit të aftësive, shkathtësive dhe kompetencave të përshkruara më lartë, bëhet sistematizimi, gjegjësisht një lloj bilanci i aftësive dhe shkathtësive ekzistuese me të cilat duhet të punohet më tej, në mënyrë që ato të bëhen kompetenca, dhe bilanci i kompetencave gjegjësisht cilësive ekzistuese. Ky hap është pjesë përbërëse e kapitullit të katërt „Bilanci i kompetencave të mia“.
Identifikimi dhe precizimi i aftësive, shkathtësive dhe kompetencave personale padyshim shpie deri te pyetja se në ç’mënyrë individi synon t’ i shfrytëzojë cilësitë ekzistuese dhe si dëshiron t’ i zhvillojë më tej ato. Për këtë qëllim, në ProfilPASS është hapur edhe kapitulli i pestë „Qëllimet e mia dhe hapat e ardhshëm“.
Pjesë e ProfilPASS është edhe ProfilPASS Plus e cila paraqet Kapitullin e gjashtë. Në këtë pjesë, ekziston mundësia që të krijohet koleksioni i dëftesave dhe çertifikatave. Përveç kësaj, ky kapitull përmban edhe udhëzime lidhur me procedurat e paraqitjes në konkurse të caktuara.
Të fundit
- 14 korrik Fillojnë seancat këshilluese për identifikimin e aftësive në komunën e Dragashit
- 16 janar Jelena Pesic është e këshilluara e radhës dhe e certifikuar me ProfilPASS
- 16 janar Mirjana Nikolic ka përfunduar me sukses këshillimin dhe është certifikuar me sukses përmes programit ProfilPASS
- 12 janar Nehalja fitoi një pasaportë të arritjeve të mrekullueshme përmes Instrumentit ProfilPASS
- 12 janar Naile Kryeziu përfundon çertifikimin përmes ProfilPASS