ProfilPASS

Ofertat e Konsulencës

20 shtator 2021 Ofertat e Konsulencës

Në konsulenca çdo këshilltarë apo trajner ka të paktën minimumin e njohurive në fusha të ndryshme. Në këtë mënyrë ai mund të bisedojë me shfrytëzuesit (këshilltarët apo të këshilluarit/at) në lidhje me lëmit e punës së tyre, dhe pas fitimit të një pasqyre për angazhimin dhe aftësitë e tyre eventuale të mëhershme, t’u ofrojë atyre përkrahje në zgjedhjen e fondamentit, mbi të cilin do të orientohet më tej sesionet e konsulencës.

Konsulencat ofrohen në zyret e përcaktuara në të cilat ne operojmë dhe shtrihen në këto komuna: Prishtinë, Prizren, Suharek dhe Pejë.

Si të aplikojmë dhe në çfarë etapa kalon procesi i këshillimit?

  • Realizohet kërkesa nga ana e shfrytëzuesit në gmail: pkompetencave@gmail.com ose ne rrjetet tona sociale në Instagram dhe Facebook
  • Shqyrtohet kërkesa nga ana e bartësit të liçencës konkretisht nga OJQ "EYCD" 
  • Pas aprovimit rekomandohet këshilltari/ja apo aprovohet rekomandimi i dhënë nga Ju.
  • Vendosen oraret dhe fillojnë konsulencat për 4-6 javë.
  • Pas përfundimit të konsulencave çertifikoheni me çertifikatën që dëshmon kompetencat/aftësitë/shkathtësitë e Juaja dhe që nifet në shum vende të botës.

 

Si të jeni ju këshilltari i ardhshëm?

  • Realizoni dhe dërgoni kërkesën në gmail: pkompetencave@gmail.com ose ne rrjetet tona sociale në Instagram dhe Facebook;
  • Shqyrtohet kërkesa nga ana e bartësit të liçencës konkretisht nga OJQ "EYCD" ;
  • Pas aprovimit dhe plotësimit të kritereve vazhdohet me trajnimit;
  • Vendosen oraret dhe fillojnë seancat trajnuese për disa javë;
  • Pas përfundimit të trajnimit çertifikoheni me çertifikatën si "Këshilltarë i ri" apo "Këshilltare e re" dhe u ipet e drejta të ushtroni detyrën bazuar në përgjegjësitë e përcaktuara në bazë të rregulloreve.

 

Prapa