ProfilPASS

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - Zyrtar Administrativ

25 nëntor NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - Zyrtar Administrativ

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozita: Zyrtar Administrativ / Administration Officer
Vendndodhja: Prizren
Lloji i Punës: Me orar të plotë
Raporton te: Menaxheri i Projektit / Drejtori Ekzekutiv
Afati për aplikim: 29.11.2024

Environment Youth Capacity Development (EYCD) është një organizatë joqeveritare që prej themelimit të saj ka treguar përkushtim në realizimin e projekteve inovative në fusha si edukimi mjedisor, fuqizimi i të rinjve dhe qëndrueshmëria socio-ekonomike. Me një histori të pasur bashkëpunimesh ndërkombëtare, EYCD ka bashkëvepruar me partnerë si JICA dhe GIZ për të zbatuar projekte që nxisin mbrojtjen e natyrës, diversitetin kulturor dhe krijimin e mundësive për punësim të barabartë për grupet e ndjeshme të shoqërisë.

Duke ndjekur misionin e saj për një të ardhme të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse, EYCD ju fton të bëheni pjesë e ekipit të saj përmes rolit të mëposhtëm:

Përshkrimi i Përgjithshëm i Pozitës:

Zyrtari Administrativ do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes administrative dhe organizative për funksionimin efikas të organizatës. Roli përfshin koordinimin e aktiviteteve të përditshme administrative, mbajtjen e dokumentacionit dhe sigurimin e përputhshmërisë me politikat dhe procedurat e organizatës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Menaxhimi i korrespondencës zyrtare, përfshirë pranimin, regjistrimin dhe shpërndarjen e saj.
  2. Mbajtja e dokumentacionit dhe dosjeve të organizatës në mënyrë të rregullt dhe të organizuar.
  3. Koordinimi dhe organizimi i takimeve, mbledhjeve dhe aktiviteteve të ndryshme.
  4. Përgatitja e shkresave zyrtare, raporteve dhe materialeve të tjera administrative.
  5. Mbështetja në menaxhimin e burimeve materiale dhe logjistike të organizatës.
  6. Përgjigjja ndaj kërkesave të stafit dhe ofrimi i mbështetjes për çështjet administrative.
  7. Sigurimi që procedurat administrative të jenë në përputhje me rregulloret dhe politikat e organizatës.
  8. Kryerja e detyrave të tjera administrative që mund të caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  1. Diplomë universitare në administratë publike, menaxhim, ekonomi ose fusha të ngjashme.
  2. Minimumi 1-2 vite përvojë pune në një rol administrativ (përvoja në OJQ përparësi).
  3. Njohuri të mira të procedurave administrative dhe organizative.
  4. Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
  5. Njohuri të mira në aplikacionet e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).
  6. Njohuri të gjuhës shqipe,boshnjake/serbisht dhe angleze (e preferuar).

 

Lokacioni: Zyret e OJQ “EYCD” në Prizren

Si të Aplikoni:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në ngo.eycd@gmail.com  deri më 29.11.2024, 15:00h:

  • CV/Resume të përditësuar.
  • Letër motivimi ku shpjegoni pse jeni të përshtatshëm për këtë pozitë.
  • Së paku dy referenca profesionale.(preferuar)

Subjekti i Email-it: Aplikim për Zyrtar Administrativ – [Emri Juaj]

Prapa