ProfilPASS

Rregullore e brendshme për regjistrimin, përzgjedhjen e këshilltarëve dhe kandidatëve për këshillim

03 korrik 2023 Rregullore e brendshme për regjistrimin, përzgjedhjen e këshilltarëve dhe kandidatëve për këshillim

RREGULLORE E BRENDSHME PËR REGJISTRIMIN, PËRZGJEDHJEN E KËSHILLTARËVE DHE KANDIDATËVE PËR KËSHILLIM

 

KREU I – DISPOZITAT E  PËRGJITHSHME

Neni 1

Autoriteti: Instituti DIE protokolet e edukimit EU - profil pass

 

Neni 2

Qëllimi

1.1. Kjo rregullore përcakton procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit të këshilltarëve dhe kandidatëve për tu këshilluar (e cekur më poshtë si “kandidatë”), të miratuara nga Bordi i OJQ “Environment & Youth Capacity Development/Mjedisi dhe Zhvillimi i Kapaciteteve Rinore” për programin ProfilPASS (e cekur më poshtë si “program”).

1.2. Kjo Rregullore ka për qëllim të përcaktojë parimet e përgjithshme, masat organizative dhe teknike të përzgjedhjes së këshilltarëve dhe kandidatëve për këshillim në program.

1.3. Kjo rregullore përshkruan konceptin, llojet e regjistrimit dhe përzgjedhjes në këtë program.

 

Neni 3

Termat e përdorur

  1. Këshillim: Me këshillim nënkuptohet procesi vetë-reflektiv i cili, ndër të tjera, përfshin edhe bartje të informatave nga ana e personit e cila ofron këshilla, gjegjësisht këshilltarit. Tek këshillimi me ProfilPASS bëhet fjalë për ndihmën për vetë-ndihmë, për shkëmbim, si dhe për inicimin e një procesi të vetë-reflektimit. Fjala është për një veprimtari jashtëzakonisht sfiduese dhe të përgjegjshme, prandaj është e nevojshme t'i kushtohet një vëmendje të veçantë aftësive dhe shkathtësive të këshilltarëve.
  2. Shfrytëzuesit potencialë të këshillimit - shfrytëzuesit, pacientët ose subjektet e këshillimit - janë persona të lirë dhe mund të pranojnë ose refuzojnë këshillimin. Ata janë njerëz të rëndomtë që aktualisht gjenden në situatë të vështirë dhe nuk mund ta zgjidhin vetë për arsye të ndryshme.
  3. Keshilltari është personi i aftësuar posaçërisht për të aplikuar metoden e keshillimit. Është gabim të mendohet se këshilltari është personi i cili jep këshilla ose udhëzime të cilave shfrytëzuesi duhet patjetër t'iu përmbahet. Ky është një emer profesional për personin e shkolluar i cili e kryen procesin e këshillimit. Në praktikë profesionale koncepti më së shpeshti i referohet profesionistëve me arsim të lartë në fushën e shëndetit mendor, të punës sociale, të të drejtave dhe të edukimit. Sot, shërbimet e këshilltarëve përdoren gjithnjë e më shumë per orientimin profesional, arsimin e lartë, si dhe për këshillimin në karrierë dhe kompetenca. Natyrisht, metodën e këshillimit mund ta përdorin edhe vullnetarë të tjerë të trajnuar dhe profesionistë nga fusha e shkencave humane, me udhëzime të duhura. Këshilltari është para së gjithash një person i cili mund të krijojë marrëdhënie të mirë njerëzore me shfrytëzuesin, i cili e pranon pa kushte, e respekton si personalitet dhe ofron bashkëpunim me të.

 

Neni 4

Parimet e përgjithshme

  1. Kjo rregullore ndërtohet mbi frymën e parimeve të efikasitetit, gjithëpërfshirjes, transparencës dhe konfidencialitetit.

1.1 Parimi i efikasitetit mundëson realizimin cilësor dhe të suksesshëm të të drejtave dhe interesave së palëve, ku synohet realizimi sa më i shpejtë i procesit të përzgjedhjes dhe regjistrimit.

1.2 Parimi i gjithëpërfshirjes mundëson përfshirjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara dhe ofron qasjen e çdo njërit pa dallim gjinor, etnik, politik, racor e religjioz.

1.3 Parimi i transparencës mundëson përzgjedhje korrekte dhe jo cënueshmëri të së drejtës së kujt do që plotëson kriteret për regjistrim.

1.4. Parimi i konfidencialitetit është garanci e çdo njërit prej aplikantëve si në proces të përzgjedhjes dhe regjistrimit, po ashtu edhe në çdo veprim tjetër që do të ndërmirret.

 

Kreu II-Mënyra e organizimit të përzgjedhjes dhe regjistrimit

Neni 5

Kriteret për përzgjedhje të kandidatëve për Këshilltarë

  1. Përzgjedhja e kandidatëve për këshilltarë bëhet në bazë të këtyre kritereve:
  1.  Kandidatët që kanë përfunduar arsimin e lartë duhet të kenë 2 vite eksperiencë pune në profesion kryesorë ose 3 vite eksperiencë pune në avokim apo punë vullnetare, si dhe duhet edukim i mëtejshëm në këshillim (trajnimi bazë për këshilltarë të kompetencës në interval kohor 4 javë).
  2.  Kandidatët që nuk kanë përfunduar arsimin e lartë duhet të kenë 5 vite eksperiencë pune në profesion kryesor ose 5 vite eksperiencë pune në avokim apo punë vullnetare, si dhe duhet edukim i mëtejshëm në këshillim (trajnimi bazë për këshilltarë të kompetencës në interval kohor 6 ditë).

 

Neni 6

Dokumentet që duhen për përzgjedhje të kandidatëve për këshilltarë

  1. Me shprehjen e interesimit të kadidatëve për këshilltarë, nga zyra përkatëse do iu dërgohet ftesë dhe do iu kërkohen këto dokumente:
  1. Kopja e letërnjoftimit
  2. Kopja e diplomës së arsimit më të lartë të përfunduar
  3. CV-ja
  4. Formulari për aplikim (e dhënë në zyrë)

 

Neni 7

Mënyra e regjistrimit të këshilltarëve të përzgjedhur

  1. Me plotësimin e këtyre kritereve kandidati në mënyrë automatike fiton të drejtën për regjistrim në program.

 

Neni 8

Kohëzgjatja

  1. Kohëzgjatja e trajnimit për këshilltarë është 6 ditë, që nga momenti i fillimit të trajnimit deri në momentin e çertifikimit si këshilltarë i ri.

 

Neni 9

Kriteret për përzgjedhje të kandidatëve për këshillim

  1. Përzgjedhja e kandidatëve për këshillim bëhet në bazë të këtyre kritereve:
  1. Personi duhet të jetë mbi moshën 16 vjeçare.
  2. Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm të ulët.
  3. Të ketë aftësi të përvetësimit, mësimnxënjes si dhe të di shkrim, lexim.

 

Neni 10

Dokumentet që kërkohen për përzgjedhje të kandidatëve për tu këshilluar

  1. Me shprehjen e interesimit të kandidatëve për tu këshilluar kërkohen këto dokumente:
  1. Kopja e letërnjoftimit
  2. Diploma e arsimit më të lartë të përfunduar apo transkripta e notave
  3. CV-ja
  4. Formulari për aplikim (e dhënë në zyrë)

  

Neni 11

Mënyra e regjistrimit të kandidatëve të përzgjedhur për këshillim

  1. Me plotësimin e këtyre kritereve kandidati në mënyrë automatike fiton të drejtën për regjistrim në program.

 

Neni 12

Kohëzgjatja

  1. Kohëzgjatja e këshillimit është nga 4 deri në 5 seanca, ku secila seancë zhvillohet çdo javë (një seancë në javë).

 

Kreu III - Dispozitat përfundimtare

Neni 13

Organi monitorues dhe zbatues

  1. Rregullorja zbatohet nga këshilltarët, stafi administrativ dhe monitorohet nga bordi i drejtorëve.
  2. Kjo rregullore mund të ndryshohet sipas kërkesës së 2\3 të Bordit.

 

Neni 14

Hiearkia e dokumenteve

  1. Në rast se dispozitat e kësaj rregulloreje bie në kundërshtim me dispozitat e Statutit; përparësi kanë dispozitat e Statutit.

 

Neni 15

Zbatueshmëria

  1. Kjo rregullore hyn në fuqi me datën e miratimit të saj nga Bordi.

 

 

 

Prapa