Vizita studimore në Gjermani (Mars 2025)

Nga data 11 deri më 14 mars 2025, një delegacion prej gjashtë përfaqësuesish nga Kosova zhvilloi një vizitë studimore në Bonn dhe Koln, Gjermani, në kuadër të projektit “Empowerment of Youth and Vulnerable Groups through the Counseling Process Using the ProfilPASS Instrument and Social Coaching Training”.
Delegacioni përfaqësonte organizatën Environment and Youth Capacity Development (EYCD) pjesë e së cilës ishte: Afërdita Shala – Koordinatore Projekti dhe Nehat Bojaxhiu – Zyrtar Administrativ dhe Agjencinë e Punësimit të Kosovës (KEA) pjesë e së cilës ishin:Muhamet Klinaku – Drejtor i Drejtorisë për Punësim dhe Migrim, Fisnik Lakna – Drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Politikave të Punësimit dhe Gani Ismajli – Shef i Divizionit për Rrjetin e Zyrave të Punësimit.
📍 Aktivitetet kryesore të vizitës përfshinë:
- Takim në German Institute for Adult Education (DIE), Bonn, ku u prezantuan aktivitetet e EYCD dhe KEA si dhe moduli ProfilPASS nga ekspertët gjermanë.
- Vizitë në GOVET/BIBB, Bonn, zyra qendrore për bashkëpunim ndërkombëtar në arsim profesional.
- Vizita në Cologne për prezantimin e sistemit gjerman të tranzicionit shkollë–punë (KAoA) dhe metodologjisë së Social Coaching.
- Takimi përmbyllës dhe reflektimi mbi aplikimin e modeleve të mësuara në kontekstin e Kosovës.
Kjo vizitë shërbeu si bazë për të shkëmbyer përvoja praktike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërinstitucional.
Të fundit
- 30 qershor Disa nga të certifikuarit me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Qershor
- 09 qershor Social Coaching: Trajnim i suksesshëm i mbajtur në Gjakovë
- 01 qershor Të certifikuar me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Maj
- 31 maj Social Coaching: Përvoja të reja me metoda gjermane në Prizren
- 16 maj Workshop-i i dytë për Social Coaching në Prizren, këtë herë në gjuhën boshnjake