ProfilPASS

Vizita e ekspertëve gjermanë në Kosovë (Prill 2025)

18 prill Vizita e ekspertëve gjermanë në Kosovë (Prill 2025)

Nga data 12 deri më 16 prill 2025, dy eksperte gjermane - Brigitte Bosche (DIE) dhe Maike Ziemer (trajnuese në Social Coaching) – zhvilluan një vizitë pune në Kosovë, në kuadër të të njëjtit projekt.

📍 Aktivitetet kryesore përfshinë:

  • Trajnim intensiv në ITP Prizren për 13 këshilltarë të rinj në Social Coaching, me fokus në metodologjinë humane dhe të orientuar drejt zgjidhjes.
  • Vizitë në Loyola-Gymnasium, Prizren, takime me rrjetin e këshilltarëve të certifikuar ProfilPASS dhe organizimin e një koktej rrjetëzimi me partnerë lokalë.
  • Takim me GIZ Kosovë, ku u diskutua për mundësi bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe fuqizimit ekonomik të grave.
  • Takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), ku u prezantua projekti dhe u diskutua mundësia e institucionalizimit të ProfilPASS në Kosovë.

Vizita përfundoi me reflektime mbi rëndësinë e vazhdimësisë së projektit edhe pas korrikut 2025 dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve për certifikim në të ardhmen.

Prapa