ProfilPASS

Rrugëtimi i komunitetit drejt certifikimit me ProfilPASS në muajin Prill

30 prill Rrugëtimi i komunitetit drejt certifikimit me ProfilPASS në muajin Prill

Muaji Prill shënoi një arritje të rëndësishme për pjesëmarrësit që iu nënshtruan procesit të këshillimit dhe u certifikuan me certifikatën ProfilPASS. Ky hap u bë një pikënisje e re për ta, duke i ndihmuar të ndërtojnë më qartë vizionin për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Proceset e këshillimit u realizuan në kuadër të projektit:

“Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit, duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social”, i zbatuar nga Organizata Joqeveritare Environment & Youth Capacity Development (EYCD).

Prapa