Risi nga ProfilPASS – Mbështetje për gratë dhe nismat Start-UP

Të reja të rëndësishme nga ProfilPASS!
Përveç versionit bazë që ndihmon individët të zbulojnë kompetencat e tyre për zhvillim personal dhe profesional, tashmë instrumenti ProfilPASS është pasuruar edhe me dy module të reja të përshtatura për grupe specifike të shoqërisë:
ProfilPASS për Gratë – i dizajnuar posaçërisht për të fuqizuar gratë në rrugëtimin e tyre drejt vetëbesimit, punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në shoqëri.
ProfilPASS për Start-UP – i dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë të nisin një ide biznesi, pavarësisht moshës, duke identifikuar aftësitë e tyre kyçe dhe planifikuar hapat drejt ndërmarrjes së suksesshme.
Këto module synojnë të ofrojnë udhëzim të strukturuar, vetëreflektim dhe planifikim konkret për të ardhmen.
Kjo përshtatje u mundësua përmes projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social", i cili mbështetet nga GIZ dhe implementohet nga Organizata Joqeveritare "Environment & Youth Capacity Development (EYCD)".
Qëndroni me ne për më shumë informacione dhe mundësi trajnimi!
Të fundit
- 30 qershor Disa nga të certifikuarit me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Qershor
- 09 qershor Social Coaching: Trajnim i suksesshëm i mbajtur në Gjakovë
- 01 qershor Të certifikuar me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Maj
- 31 maj Social Coaching: Përvoja të reja me metoda gjermane në Prizren
- 16 maj Workshop-i i dytë për Social Coaching në Prizren, këtë herë në gjuhën boshnjake