ProfilPASS

ProfilPASS rrit rrjetin e tij me këshilltarë të rinj të certifikuar

06 maj ProfilPASS rrit rrjetin e tij me këshilltarë të rinj të certifikuar

📸 Momente nga certifikimi i këshilltarëve të rinj të ProfilPASS!

Jemi krenarë që rrjeti ynë po zgjerohet dhe tashmë ProfilPASS është i pranishëm në shumicën e komunave të Kosovës. Me këshilltarë të trajnuar, jemi edhe më afër të rinjve dhe qytetarëve që duan të zbulojnë potencialet e tyre dhe të orientojnë rrugëtimin e tyre profesional me vetëbesim.

Ky certifikim u mundësua permes projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social" i cili mbështetur nga GIZ dhe implementohet nga Organizata Joqeveritare "Environment & Youth Capacity Development (EYCD).

Prapa