Prizreni mirëpriti workshop-in e parë për Social Coaching

📣 Workshop-i i parë për Social Coaching u mbajt me sukses në Prizren!
Me shumë kënaqësi njoftojmë se është realizuar workshop-i i parë praktik për Social Coaching në Prizren, ku pjesëmarrësit u certifikuan me sukses pas një trajnimi përmbajtësor dhe interaktiv! 🎓🤝
Ky ishte vetëm hapi i parë – shumë komuna të tjera na presin për ta shtrirë këtë metodologji që ndihmon në zhvillimin e aftësive sociale, komunikimit efektiv dhe ndërtimit të marrëdhënieve të shëndetshme. 🌱
Ky aktivitet u mundësua permes projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social" i cili mbështetur nga GIZ dhe implementohet nga Organizata Joqeveritare "Environment & Youth Capacity Development (EYCD).
Të fundit
- 30 qershor Disa nga të certifikuarit me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Qershor
- 09 qershor Social Coaching: Trajnim i suksesshëm i mbajtur në Gjakovë
- 01 qershor Të certifikuar me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Maj
- 31 maj Social Coaching: Përvoja të reja me metoda gjermane në Prizren
- 16 maj Workshop-i i dytë për Social Coaching në Prizren, këtë herë në gjuhën boshnjake