ProfilPASS

Fillimi i vitit me certifikime ProfilPASS

31 janar Fillimi i vitit me certifikime ProfilPASS


Muaji janar solli një energji të re për pjesëmarrësit që morën pjesë në procesin e këshillimit dhe u pajisën me certifikatën ProfilPASS. Ky ishte një fillim i shkëlqyer për të reflektuar mbi aftësitë e tyre, për të identifikuar potenciale të reja dhe për të vendosur hapa të qartë drejt zhvillimit personal dhe profesional gjatë vitit që sapo nisi. Certifikimi shënon një moment frymëzimi dhe motivimi për të ndjekur objektiva të reja me vetëbesim dhe vendosmëri.

Proceset e këshillimit u realizuan në kuadër të projektit:

“Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit, duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social”, i zbatuar nga Organizata Joqeveritare Environment & Youth Capacity Development (EYCD).

Prapa