ProfilPASS

4-vjetori i EYCD: Një rrugëtim transformues për komunitetin dhe të rinjtë

05 shkurt 4-vjetori i EYCD: Një rrugëtim transformues për komunitetin dhe të rinjtë

🎉 Sot festojmë 4-vjetorin e themelimit të OJQ-së tonë, EYCD!🌱

Një moment krenarie është edhe përfundimi i trajnimit të grupit të parë të këshilltarëve të rinj për vitin 2025 🎓. Ky trajnim mundësoi fuqizimin e pjesëmarrësve përmes përvojave praktike dhe zhvillimit profesional.

👉 Trajnimi u mundësua nga Organizata Joqeveritare Environment & Youth Capacity Development (EYCD), si pjesë e projektit rajonal "Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social".

📌 Gjatë këtyre katër viteve kemi bërë gjëra që na bëjnë krenarë:

🌟 Fuqizuar të rinjtë në Kosovë përmes ProfilPASS

♻️ Ofruar zgjidhje praktike për menaxhimin e mbeturinave

🌱 Ndihmuar mjedisin duke sjellë përvoja të vyera nga Japonia

💡 Frymëzuar projekte inovative që i japin jetë komunitetit

🤝 Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi transformues. Shpresojmë të vazhdojmë rrugëtimin së bashku në arritjen e objektivave tona! 🌍💚

Prapa