ProfilPASS

THIRRJE E HAPUR: KËSHILLOHU ME PROFILPASS

09 gusht 2023 THIRRJE E HAPUR: KËSHILLOHU ME PROFILPASS
Përmirësoni dhe vërtetoni aftësitë tuaja me ProfilPASS, e cila njihet si metodë e suksesshme për identifikimin e njohurive dhe aftësive në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian.
Çertifikata ProfilPASS është dokumenti që merret pas disa ditësh këshillim dhe i cili dokumenton, zhvillon dhe zbulon e aftësitë dhe shkathtësitë që keni fituar gjatë jetës tuaj dhe të cilat nuk mund të dokumentohen ndryshe.
Ky çertifikim ndihmon në punësimin eventual, zhvillimin e një CV-je gjithëpërfshirëse dhe integrimin socio-ekonomik nëpërmjet të mësuarit joformal dhe informal.
Këshilltarët e certifikuar nga Instituti Gjerman DIE (Instituti Gjerman për Arsimin e të Rriturve) do të ju ndihmojnë të identifikoni dhe vlerësoni aftësitë tuaja. Për më shumë rreth këtij instituti linku në vijim: https://www.die-bonn.de/institut
Të gjithë të kthyerit nga Gjermania apo vendet e tjera të BE-së ftohen të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këshillimet profesionale të cilat do të ju ndihmojnë në riintegrimin në tregun e punës në Kosovë.
Këto këshillime ofrohen nga organizata "Mjedisi dhe Zhvillimi i Kapaciteteve Rinore", në kuadër të projektit të GIZ – SoRi III (Gjithëpërfshirja sociale e grupeve të cënuara në Ballkanin Perëndimor).
Nëse doni të takoni një këshilltar apo keni ndonjë pyetje na shkruani në DM ose email: profilpassks@gmail.com.
May be an illustration of text

Prapa