ProfilPASS

Njoftim për këshillime

23 prill 2023 Njoftim për këshillime
Përmirëso dhe çertifiko kompetencat që ke përmes Pasaportës së Kompentencave që njihet si një nga instrumentet e avancimit të njohurive dhe kompetencave në Gjermani, Regjion si dhe Bashkim Evropian.
Pasaporta e Kompentencave është dokumenti që merret pas këshillimit disa ditor dhe i cili dokumenton, zhvillon dhe zbulon zotërimin e aftësive, shkathtësive që i keni fituar gjatë jetës dhe të cilat nuk mund të demonstrohen ndryshe.
Kjo çertifikatë kontribuon përmes të mësuarit joformal e informal në rritje të punësimit, ndërtimit të një CV të kompletuar dhe në integrimin socio-ekonomik.
Pjesë e këtij çertifikimi mund të jenë të gjithë ata që synojnë integrimin në punë apo vazhdimin e studimeve.
Këshillohu nga këshilltarët e liçencuar nga Instituti gjerman DIE Instituti Gjerman për Arsimin e të Rriturve dhe identifiko e vlerëso kompentencat që ke.
Organizata jonë ofron qasje konstruktive dhe fleksibile ndaj nevojave dhe kërkesave të gjithsecilit nga ju. Për çdo pyetje apo paqartësi ndjehuni të lirë të na shkruani në DM apo në email: pkompentencave@gmail.com.
Bashkëngjitur gjeni linkun për më shumë informacione: https://bit.ly/3z5QIJp

Prapa