Transformimi dhe Suksesi i Instrumentit të Certifikimit të Aftësive: Nga Pasaporta e Kompetencave në ProfilPASS në Kosovë
Në rrugën e zhvillimit të projektit Pasaporta e Kompetencave në Kosovë, është bërë një transformim thelbësor që ka ndikuar në përdorimin dhe njohjen e instrumentit ProfilPASS. Projekti ka pasuar një udhëtim të gjatë dhe ka arritur sukses në ndërtimin e një platforme që ndihmon individët të identifikojnë dhe zhvillojnë kompetencat e tyre në mënyrë të strukturuar dhe cilësore.
Nisur nga nënshkrimi i një marrëveshje licence mes EYCD dhe Institutit Gjerman për Arsimin e të Rriturve (DIE) dhe Institutit për Kërkime Zhvillimore dhe Strukturore në Universitetin e Hanoverit, Instrumenti ProfilPASS, i cili u zhvillua në vitin 2006, u njoh si një mjet efikas për identifikimin dhe vlerësimin e kompetencave.
Financuar nga GIZ dhe mbështetur nga projekti ORF MMS, në Kosovë u realizua përshtatja e Instrumentit për çertifikim të shkathtësive nën emërtimin Pasaportë e Kompetencave. Kjo përfshiu një proces të kujdesshëm trajnimi për këshilltarët, duke sjellë një integrim të suksesshëm të instrumentit në kulturën dhe kontekstin e Kosovës.
Në vitin 2023, Instrumenti për çertifikimin e kompetencave ndryshoi emertimin nga Pasaporta e Kompetencave në ProfilPASS. Nga gjysma e vitit 2023, filloi implementimi i këshillimeve përmes projektit rajonal "Gjithëpërfshirja Sociale e Grupeve të Cenuara në Ballkanin Perëndimor", i cili u financoi nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe u zbatua nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Të fundit
- 11 dhjetor 2024 Shërbimet e printimit - Kërkesa për ofertë
- 09 dhjetor 2024 Shërbimet e prodhimit të videove për aktivitete promovuese dhe mbulim eventesh-Kërkesa për oferta
- 09 dhjetor 2024 Shërbimet e webmasterit të projektit - Kërkesë për oferta
- 05 dhjetor 2024 Shërbime Konsulence: Këshillim mbi Zbatimin e ProfilPASS - Kërkesë për oferta
- 05 dhjetor 2024 Shërbime - Trajner për Instrumentin ProfilPASS - Kërkesë për oferta