ProfilPASS

Takim me Drejtorinë e Arsimit nga Komuna e Suharekës

03 shkurt 2022 Takim me Drejtorinë e Arsimit nga Komuna e Suharekës

Drenueta Berisha, këshilltare e jona u takua me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Suharekës z. Remzi Bajselmani, me të cilin biseduan dhe u dakorduan për bashkëpunim në fuqizimin e të rinjve të komunës sonë.
Ditëve në vazhdim, Drenueta si këshilltare e licensuar nga Instituti Gjerman DIE, do të mbaj takime informuese me maturantët e shkollave të mesme, me ç'rast do ti informoj për Pasaportën e Kompetencave, instrument ky për identifikimin e aftësive të tyre dhe orientimin e tyre në karrierë.
Drejtori e mirëpriti dhe u shpreh i gatshëm për mbështetjen e të gjitha aktiviteteve edukative-arsimore dhe bashkëpunimin me ne.
Trajnimet dhe këshillimet e tilla iu ndihmojnë të rinjve të aftësohen dhe të fuqizohen profesionalisht.

Prapa