ProfilPASS

Naile Kryeziu përfundon çertifikimin përmes ProfilPASS

12 janar Naile Kryeziu përfundon çertifikimin përmes ProfilPASS

🌸Naile Kryeziu ka shënuar një fazë të rëndësishme në udhëtimin e saj personal dhe profesional duke përfunduar me sukses certifikimin përmes Instrumentit ProfilPASS.

🔖Ky çertifikim është rezultat edhe i përkushtimit dhe ndihmës së çmuar të këshilltarit të saj, Eddy Galjusi. Nën udhëzimin e tij, Nailja ka naviguar në sfidat dhe ka gjetur frymëzim për të avancuar në rrugën e saj zhvillimore.

Këshillimi është realizuar përmes Organizatës Joqeveritare (OJQ) "EYCD", dhe implementimi i tij është mundësuar me mbështetjen e projektit rajonal "Gjithëpërfshirja Sociale e Grupeve të Cenuara në Ballkanin Perëndimor" , i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe i zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Prapa