ProfilPASS

Çertifikimi i të rinjëve

08 tetor 2022 Çertifikimi i të rinjëve
Rinia reflekton nga ajo çka ne i ofrojmë~
Edukimi informal, këshillime të llojeve të ndryshme, aktivitete vetëdijësuese me mesazhe të rëndësishme për shoqërinë dhe iniciativa për çështje të caktuara, janë të domosdoshme për të pasur një rini të shëndoshë.
Sot, në Pasaporta Kompetencave u çertifikuan 12 të rinjë, me të cilët punuam në identifikimin e aftësive të tyre dhe i përgatitëm ata për tu kyçur në tregun e punës, duke i vërtetuar këto aftësi të cilat ata i kanë krijuar nga përvoja të ndryshme gjatë jetës. Ky këshillim do ti ndihmojë atyre të jenë më profesionistë dhe më të avancuar në fushat që ata zgjedhin për të ardhmen e tyre.
Gjatë ceremonisë së çertifikimit, kishim prezent edhe përfaqësuesin për PK në Kosovë z.Mirsad Aliti dhe dy këshilltare nga Prizreni, znj.Valtida Shukriu dhe znj.Lenare Kryeziu.
Rinia e Suharekës ka treguar një rezultat shumë të mirë gjatë këshillimeve dhe këto kompetenca ata do ti shfrytëzojnë në të mirën e tyre dhe të shoqërisë sonë.

Prapa